Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 14:15 në rrugën "Tahir Sinani" në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet F.F(M/K) i moshës 34 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Rrezikim i trafikut publik ’’ me dënim burgimi prej për gjashtëdhjetë ( 60) ditëve, ndërsa pagoi edhe një urdhëresë tjetër aktive në shumën prej katërqindë ( 400) euro.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.