Është zhdukur një person në Prizren. Bëhet e ditur se ai është larguar nga shtëpia me datën 06.09.2022.
Gruaja e cila e raportoi rastin ka thënë se ka informacione se ai gjendet diku në Tiranë.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia me datën 06.09.2022 dhe e njëjta ka informacione se ai gjendet diku në Tiranë”, thuhet në raportin e policisë.