Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi disa herë kishte deklaruar rrejshëm në polici se ishte cak i grabitjeve.
Në deklarimin e saj thuhet se grabitja kishte ndodhur nga persona të panjohur.
"Është arrestuar e dyshuar femër kosovare pasi që e njëjta ka deklaruar rrejshëm në polici se disa herë kishte qenë cak i grabitjeve nga persona të panjohur.
Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.