Dy të dyshuar arrestohen në Klinë dhe Istog për dhunë

Kronikë e zezë

Dy të dyshuar arrestohen në Klinë dhe Istog për dhunë

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Drejtoria rajonale në Pejë ka njoftuar se, dy raste të ndara të dhunimit në komunën e Klinës dhe atë të Istogut. Sipas raportit thuhet se në Klinë, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër. Ndërsa në rastin tjetër, një vajzë nga Istogu dyshohet se është dhunuar më 9 gusht të këtij viti.Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rastet janë inicuar si dhunime.

Njoftimet e policisë:

Klinë 10.09.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Istog 09.08.2022 – 14:00-16:00. Me datë 11.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat