E rrahur dhe me shenja dhune/ 26-vjeçarja nga Drenasi dërgohet e vdekur në QKUK, dalin detajet e rënda

Kronikë e zezë

E rrahur dhe me shenja dhune/ 26-vjeçarja nga Drenasi dërgohet e vdekur në QKUK, dalin detajet e rënda

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 09:08
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gllobar të Drenasit.

Një 26-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gllobar të Drenasit.

E reja dyshohet se kishte shenja dhune kur u pranua në këtë qendër nga ekipi mjekësor.

Nga Emergjenca kanë thënë se ajo ishte në gjendje të rëndë dhe pas ndihmës së parë që mori në Drenas, është transportuar për në QKUK, ku edhe u konstatua vdekja e saj.

Posa Policia është njoftuar për rastin, disa njësi kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Gllobar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim mbi vdekjen”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat