Nje grua ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF në Dragash pasi është sulmuar fizikisht nga kunati i saj.
Por, policia njofton se pas intervistimit palët janë liruar.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Dragash 11.09.2022 – 18:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor në QKMF, pasi që sipas saj është sulmuar fizikisht nga kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.