Arrestohet për shitje të barnave pa banderola

Kronikë e zezë

Arrestohet për shitje të barnave pa banderola

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësiti Rajonal-Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas trajtimit të informatave për një aktivitet kriminal, sot ka arrestuar R.J. (1977), për shitje të barnave pa banderola.

I dyshuari ka përfituar materialisht dhe njëkohësisht ka rrezikuar shëndetin e pacientëve që kanë konsumuar barnat e tilla.

Barnatorja është kontrolluar nga Inspektorët Farmaceutikë, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

I njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim mbi ndalimin, lëshuar nga prokurori kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat