Një person është plagosur me armë zjarri në Korçë.
I plagosuri është shtetasi Romeo Berberi.
Gazetarja Iris Rrezhda raporton se i plagosuri është paraqitur në spitalin e Korçës.
Sakaq mësohet se plagosja ka ndodhur në një lokal në lagjen 16 të quajtur zona e Xhamisë së Vjetër.
Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.