Babai mbërrin në lokalin ku u vra 19-vjeçari në Shkodër, shpërthen në lot pasi sheh djalin

Kronikë e zezë

Babai mbërrin në lokalin ku u vra 19-vjeçari në Shkodër, shpërthen në lot pasi sheh djalin

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 21:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Babai i djalit 19-vjeçar i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme ka shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Pasi është futur brenda dhe ka parë djalin ai ka dalë përjashta dhe ka shpërthyer në lot.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në bulevardin "Bujar Bishanaku", në lagjen "Naim Gjylbegu", në një lokal, në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.
Në lagjen "Guerrile" është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat