Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e tretë si i dyshuar për “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit” në Podujevë.
Në raportin 24-orësh thuhet se arrestimi i tij është bërë të dielën në mesditë.
“SHËRBIME SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT/Podujevë 18.09.2022 – 14:00. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë e vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.