Granata e dorës i gjendet pacientit në spitalin e Pejës

Kronikë e zezë

Granata e dorës i gjendet pacientit në spitalin e Pejës

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Gjatë kontrollit nga stafi mjekësor një pacienti në Spitalin Rajonal të Pejës i është gjetur një mjet shpërthyes.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe është bërë evakuuimi i stafit dhe pacientëve nga ai lokacion.

Lidhur me rastin po zhvillohen hetimet.

Media mëson se lloji i granatës që iu gjet pacientit është granatë e dorës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat