Sot në rrugën "Bekim Fehmiu" në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatës se në rrugën "Bekim Fehmiu" në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Si pasojë tre persona janë lënduar dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Ahmeti njoftoi për RTKlive se njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin.