Një burrë nga Peja ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti ka ndodhur të hënën rreth mesditës.
Rasti është duke u hetuar.
Ky rast është inicuar si person i zhdukur.
“Rr. Jeton Dedushaj, Pejë, 19.09.2022 – 12:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.