Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje të armatosur që ka ndodhur dje në Bardhosh.
Ankuesi ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës dy të dyshuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 1000 eurosh.
“Fsh. Bardhosh, Prishtinë 21.09.2022 – 03:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për deri sa ishte në vendin e punës dy të dyshuar meshkuj të pa njohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 1000€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur”,thuhet në njoftim .
Rasti është në procedurë hetimore dhe është iniciuar si “Grabitje”.