Ndodh shpesh herë që mes prindërve dhe fëmijëve ka zënka për arsye të ndryshme.
Shumë nga prindërit dhunojnë fizikisht dhe psikologjikisht fëmijët e tyre kur nuk arrijnë të gjejnë një punë, të krijojnë një familje, apo kur nuk mësojnë në shkollë.
Një rast i tillë është regjistruar në një familje në Mramor të Prishtinës.
Konkretisht një 53-vjeçar është denoncuar në polici nga i biri pas një zënke me njëri-tjetrin në shtëpinë e tyre kur po konsumonin drekën.
Për një moment babai i ka sulmuar me pjatë djalin pasi ky i fundit nuk punon dhe nuk sjell të ardhura në shtëpi.
Pas sherrit policia u shkoi në shtëpi për të ndalur zënkën, ndërsa mori nën hetim kryefamiljarin e shtëpisë, pra babain që dhunoi djalin dhe do të hetohet për “Dhunë në familje”.