Një burrë nga fshati Mollopolc i Shtimes, ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk e di vendndodhjen e saj.
“Fsh. Mollopolc, Shtime 20.09.2022 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare, vajza e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.