Një person ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr i është përfshirë depo me mallra.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Justina Shkupi”, në Prishtinë.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Rasti është duke u hetuar.