Të dielën në mbrëmje, katër persona kanë përfunduar duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, si pasojë e helmimit nga ushqimi.
Në lidhje më këtë rast është ndaluar një person për 48 orë, i cili dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, sipas KPRK-së.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, sipas KPRK-së. I dyshuari është nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje”, ka thënë Ulaj.