Policia në Prizren ka arrestuar një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht motrën e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Viktima raportohet se ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.