Është arrestuar një person pasi e ka sulmuar gruan e tij, si dhe djalin e mitur.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, të martën.
Njoftimi i plotë: Podujevë 27.09.2022 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur. Viktimat pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit në prezencë të QPS-së, janë dërguar tek familja e viktimës Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.