Një zyrtar policor ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku, që ka ndodhur të mërkurën rreth mesditës në magjistralen Mitrovicë – Zveçan.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi“, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Hoti bëri të ditur se policia ka qenë jashtë detyre dhe me veturë private.