Dy burra nga Prishtina kanë pranuar dje tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kjo pasi në “Rrugën B” janë sulmuar fizikisht nga dy punëtorë të një lokali.
Në raportin e policisë thuhet se është arritur të arrestohet njëri nga të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.