Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës, konkretisht në segmentin rrugor Mitrovicë – Pejë.
Kështu Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Aksidenti trafiku me lëndime i ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën rajonale Mitrovicë -Pejë segmenti rrugor në fshatin Lushtë të Mitrovicës.
Në aksident u përfshi një veturë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime” – tha Zaiti.