Zubin Potok: Persona të panjohur dëmtojnë një kabllo optike të policisë

Kronikë e zezë

Zubin Potok: Persona të panjohur dëmtojnë një kabllo optike të policisë

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Disa persona të panjohur kanë dëmtuar një kabllo optike, e cila ishte në pronësi të policisë, në orët e para të së premtes, në fshatin Uglar të Zubin Potokut.

“Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime.

Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rastit si më lart”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat