Është arrestuar i dyshuari mashkull, për shkak të dyshimit se pas një mosmarrëveshjeje kishte shkuar te shtëpia e viktimës po ashtu kosovar ku me vete sipas një dëshmitari kishte pasur edhe armë.
Njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit por nuk kanë gjete asgjë të dyshuar.
Policia njoftoi se rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në Viti.
“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedur të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.