Një person është arrestuar në Gjakovë pasi ka dëmtuar ulësen e palestrës sportive.
Policia njofton se kjo ka ndodhur derisa i dyshuari ishte duke ndjekur një ndeshje basketbolli.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
“Rr. Luan Haradinaj, Gjakovë 02.10.2022-19:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një palestër sportive, gjersa ishte duke ndjekur një ndeshje basketbolli, kishte dëmtuar një ulëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia.