Sot në ora 14:05 në Sektorin për Punë të Brendshme – Tetovë është raportuar se në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Fiat Punto” me targa të Tetovës.
I drejtuar nga 36-vjeçari B.N. nga Reçica e Madhe, ka goditur një qytetare 68-vjeçare M.S. (këmbësore).
“E aksidentuara ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Në vendin e aksidentit, me autorizim të prokurorit publik, një ekip nga SPB Tetovë ka kryer kontroll.