Stacioni Policor në Gjakovë, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Bordosanë të Gjakovës.
Gjatë kontrollit, në posedim të tij, është gjetur një pistoletë e llojit Sportwaffen dhe një karikator.
Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar personi S. GJ., i lindur në vitin 2000, shtetas i Republikës së Kosovës, mbi dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.