Vetaksident në Prizren, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Vetaksident në Prizren, lëndohen tre persona

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Tre persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një vet-aksidenti.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:30 në rrugën “Rrustë Kabashi”, në Prizren.

Siç bëhet e ditur në raport, vozitësi gjersa ka qenë duke lëvizur me veturë duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës ka humbë kontrollin dhe ka goditur ndarjen fizike të rrugës dhe më pas një shtyllë elektrike.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke lëvizur me veturë duke mos ju përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës ka humbë kontrollin dhe duke godit ndarjen fizike të rrugës dhe më pas një shtyllë elektrike është rrokullisur. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe dy pasagjeret femra kosovare. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat