Të shtëna armësh afër Ministrisë së Tregtisë, bllokohet lëvizja e automjeteve

Kronikë e zezë

Të shtëna armësh afër Ministrisë së Tregtisë, bllokohet lëvizja e automjeteve

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:57
Objekti

Të shtëna armësh janë dëgjuar afër objektit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pasditen e së hënës.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalur forcat policore dhe po merren me rastin.

Gazetarët nga terreni raportojnë se tashmë rruga “Astrit e Arbnor Dehari” është bllokuar duke paralizuar trafikun që çon kah qendra e Prishtinës.

Policia deri më tani nuk është deklaruar për rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat