Të hënën policia në Klinё, është njoftuar se njё shtetase austriake sё bashku me dy vajzat e saj, ёshtё duke u mbajtur pa dëshirёn e saj nga ish- bashkёshorti nё shtёpinё e tij nё fshatin Sferkё të Klinёs.
Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili po ashtu dyshohej se posedonte armё zjarri, ndёrsa viktima sё bashku me vajzat e saj janё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Klinё.
Viktima ёshtё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe pёrkthyesit ligjor, pas intervistimit e njëjta ёshtё dёrguar nё shtёpinё e sigurt.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është inicuar si “Dhunë nё familje” dhe “ Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.
Njoftimi i plotë:
Më datë 10 tetor 2022 rreth orës 18:00, Stacioni Policor Klinё, ka pranuar informacion nga Drejtoria e Zbatimit Ndërkombëtar tё Ligjit, ( ILECU) DPP Prishtinë, se njё shtetase Austriake sё bashku me dy vajzat e saj, ёshtё duke u mbajtur pa dëshirёn e saj nga ish- bashkёshorti nё shtёpinё e tij nё fshatin Sferkё-Klinё, i cili poashtu dyshohet se posedon armё zjarri.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ka arrestuar personin e dyshuar, ndёrsa viktima sё bashku me vajzat e saj janё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Klinё.
Viktima ёshtё intervistuar nё prezencёn avokatit mbrojtёs dhe pёrkthyesit ligjor, pas intervistimit e njëjta ёshtё dёrguar nё shtёpinё e sigurt.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër Prokurorit shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjatё bisedёs me prindin e tё dyshuarit, i njëjti pranon se posedon njё armё: 1. Armё AK 47, 1. Karikator i sё njёjtёs Armё dhe dyzet e tre (43) copё fishekё tё cal: 7.62x39mm, arma ёshtё sekuestruar nga hetuesit.
I dyshuari pёr rastin e armёs pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt.