Tre zyrtarë policorë derisa kanë shkuar për të intervenuar në një rast dhunë në familje, janë sulmuar dhe kanë marr ndihmë mjekësore.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:03 në Prizren.
Tutje theksohet se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore dhe është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Është raportuar se tre zyrtar policor deri sa kanë shkuar për të intervenuar në një rast dhunë në familje janë sulmuar dhe kanë marr ndihmë mjekësore. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.