Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje të ndodhura në Komunën e Drenasit.
Dy persona janë arrestuar ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
Gllogoc 10.10.2022 – 18:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari djali i tij kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij si dhe ka demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Gllogoc 10.10.2022 – 19:24. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari babai i tij kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij si dhe ka thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gllogoc 09.10.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Në shtëpinë e të dyshuarit, është sekuestruar një pushkë gjuetie me katër fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.