Sulmoi me thikë e sëpatë anëtarët e familjes, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Sulmoi me thikë e sëpatë anëtarët e familjes, policia jep detaje

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Në fshatin Kosuriq në Pejë një person ka sulmuar me thikë dhe sëpatë anëtarët e familjes. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë” dhe “dhunë në familje”.

Një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa një tjetër është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë: 

VRASJE NË TENTATIVË&DHUNË NË FAMILJE /Pejë 12.10.2022-18:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre i ka sulmuar fizikisht me thikë dhe sëpatë anëtarët e familjes, ndërsa dy të dyshuarit tjerë duke futur situatën nën kontroll njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat