I mori paratë e s’ia çoi veturën, arrestohet gjilanasi

Kronikë e zezë

I mori paratë e s’ia çoi veturën, arrestohet gjilanasi

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Policia në Gjilan dhe njësiti i hetimeve të stacionit policor në Mitrovicë kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin A.B., i cili ka kryer veprën penale “mashtrim” me rastin e shitjes së një veture.

Sipas policisë, viktima kishte deponuar një shumë të konsiderueshme të parave në llogarinë e të dyshuarit ku ky i fundit nuk kishte realizuar marrëveshjen e sjelljes së veturës.

“I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mashtrim’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat