​Arrestohet një dyshuar për vjedhje dhe dëmtim prone në Prizren

Kronikë e zezë

​Arrestohet një dyshuar për vjedhje dhe dëmtim prone në Prizren

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 18:37
Ilustrim

Policët në Prizren kanë arrestuar një të dyshuar për vjedhje dhe dëmtim prone.

I njëjti është arrestuar pasi që në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër kanë kryer vjedhje dhe kanë dëmtuar pronën me qëllim të vjedhjes në fshatin Reqan.

Të njëjtit, pas mbledhjes së provave dhe dëshmive me punën hetimore–operative të policëve hetues të Stacionit Policor Prizren , janë identifikuar dhe kundër tyre është ngritur kallëzim penal.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë.

“Prizren, 13 Tetor 2022-Me datë 13.Tetor 2022, pas një punë të suksesshme hetimore, policët hetues të Stacionit Policor Prizren kanë arrit që të arrestoj një të dyshuar (I.M. i lindur me 1992) për vjedhje dhe dëmtim prone. I njëjti është arrestuar pasi që në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër ( L.S. 1994), më datë 24.12.2021, kanë kryer vjedhje dhe kanë dëmtuar pronën me qëllim te vjedhjes në fshatin Reqan, KK Prizren. Të njëjtit, pas mbledhjes së provave dhe dëshmive me punën hetimore–operative të policëve hetues të Stacionit Policor Prizren , janë identifikuar dhe kundër tyre është ngrit kallëzim penal. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë’, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat