Një shumë prej 340 eurosh i është grabitur të enjten punonjësit të një pompe të derivateve të naftës në Podujevë, ka njoftuar Policia e Kosovës të premten.
Sipas njoftimit, grabitja është kryer nën kërcënimin e armës.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një pompë derivatesh, një person i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash prej 340 € dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për lëndime, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në njoftim.