Rrahje në Ferizaj, dy persona bëhen për spital

Kronikë e zezë

Rrahje në Ferizaj, dy persona bëhen për spital

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Në fshatin Burrnik të Ferizajt dy persona janë rrahur në mes vete pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur.

Që të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie me 581 fishekë dhe një revole me 20 fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat