Të premten rreth orës 22:00, është raportuar për një rast kanosje në nënstacionin policor të Janjevës.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, Q. G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot më datë 15.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është proceduar më tej nën dyshimet për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar një armë zjarri: Revole, si dhe dyzet e tetë (48) copë fishekë.