Leposaviq: Burri raporton se disa persona ia kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vënë zjarrin

Kronikë e zezë

Leposaviq: Burri raporton se disa persona ia kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vënë zjarrin

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Mbrëmë një burrë ka raportuar se disa persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës së tij e më pas i kanë vënë zjarrin.

Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Raporti i plotë:

ZJARRVËNIE

Leposaviq 15.10.2022-00:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës së tij dhe pastaj i kanë vënë zjarrin. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat