Sulmon fizikisht prindërit, dërgohet në psikiatri

Kronikë e zezë

Sulmon fizikisht prindërit, dërgohet në psikiatri

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Gjatë ditë së djeshme, në Fushë Kosovë, ka ndodhur një rast dhunë në familje. Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar prindërit e tij, njofton Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.”

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.

“I dyshuari për shkak se ka probleme të shëndetit mendor është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë”, thotë mes tjerash njoftimi i PK

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat