Një 26 vjeçar me inicialet A.G është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka therur me thikë një person tjetër.
Sipas Policisë, më 16 tetor, rreth orës 08:00, nga Qendra Klinike Universitare, kanë marrë informatën se një person i lënduar është duke u trajtuar në institucionin e tyre.
“Menjëherë njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Ka qenë reagimi i shpejtë i policisë, ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Ndaj personit të dyshuar A.G, mashkull, 26 vjeç, është iniciuar procedurë për veprat, Lëndim i lehtë trupor, asgjësim apo dëmtim i pasurisë si dhe mbajtje e në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në njoftim.