Gjilan, arrestohet i kërkuari për vjedhje

Kronikë e zezë

Gjilan, arrestohet i kërkuari për vjedhje

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Stacioni policor në Gjilan sot në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.A.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një viti e tre muajsh për veprën penale ‘’Vjedhje’’.

Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat