Hajnat hyjnë në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin pistoletë me 10 fishekë

Kronikë e zezë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin pistoletë me 10 fishekë

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Mbrëmjën e së hënës, persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi në Ferizaj.

Sipas pronarit i cili ka njoftuar policinë, të dyshuarit duke përdorur forcën kishin depërtuar brenda shtëpisë dhe kanë vjedhur një pistoletë me 10 copë fishekë. Për armën, viktima posedon leje për mbajtje.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat