Pronari i fabrikës që u dogj sot në Prizren thotë se dëmi llogaritet që të jetë mbi gjysmë milioni euro.
Kështu ka thënë për Klan Kosovën pronari i saj, Blerim Skeja, i cili tha se në momentin që ka shpërthyer zjarri ata s’ishin duke punuar.
“Në momentin që ka shpërthyer zjarri nuk kemi qenë duke punuar, meqë ishim duke montuar makinerinë e re”, është shprehur Skeja.
Kujtojmë se pas kësaj ngjarjeje dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë.