Policia reagon pasi një grua publikisht raportoi për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Policia reagon pasi një grua publikisht raportoi për dhunë në familje

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një grua me emrin Lumie Karaxha ka raportuar në televizionin ATV një rast të dhunës në familje.

Ajo ka treguar se burri i saj “e ka kapur për fyti” djalin e saj, teksa tregon se edhe vetë ka pësuar tashmë nga ish-bashkëshorti.Tregon se me burrin që po dyshohet për dhunë në familje ishte martuar pa lejen e familjes – shton se nuk e ka mbështetjen e vëllezërve.

”Jetoj me qira me djalin 8 vjeçar”, tregon ajo teksa qante.Pas këtij raportimi ka reaguar edhe Policia e Kosovës.

“Policia ka nisur hetimet, është identifikuar se personi i dyshimtë është person i njohur për policin, kundër të njëjtit janë hapë dy raste për dhunë në familje më herët. Fotografit e dërguara nga media janë foto të rastit të raportuar më parë , konkretisht të rastit të raportuar me datë 25 Shator 2022 , ndërsa kanosja që shihet në video incizim dyshohet se ka ndodhur në muajin Mars të këtij viti”.

“Në bazë të video incizimit dhe pas intervistimit të dyshuarit policia e Stacionit Policor në Suharekë , pas konsultimit me prokurorin kujdestar ka hap rast të ri për veprën penale “Kanosje –dhunë në familje”,thuhet në njoftimin e Policisë.

Personit të dyshuar i është vazhduar arresti shtëpiak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat