Me ndihmën e qytetarëve, Policia arreston një person të dyshuar për grabitje

Kronikë e zezë

Me ndihmën e qytetarëve, Policia arreston një person të dyshuar për grabitje

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 21:12
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë një person i cili po dyshohej për një  grabitje në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

Policia kishte kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për identifikimin e personit në fjalë, e që kjo ka mundësuar që i njëjti të arrestohet sot.

Kështu ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 17:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë të arrestohet personi i dyshuar për grabitje. Aktualisht hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat