Policia në Ferizaj, sot në orën 09:50, në fshatin Varosh ka arrestuar personin e kërkuar, me inicialet S.H i moshës 55 vjeçar.
Ai po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë ditësh. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, sot në orën 09:50 në fshatin Varosh të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, me inicialet S.H (M/K) i moshës 55 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë ( 90 ) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.