Është arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti ka rrahur babain e tij.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
Rasti është inicuar si dhunë në familje.
“Malishevë 20.10.2022, 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar babain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.