Dje rreth orës 16:00, nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme, është lokalizuar dhe sekuestruar një veturë e tipit ‘Pasat’ me targa të Maqedonisë së veriut.
Në çdo veprim policor, njësiti i autokrimeve është mbështetur nga Njësiti për bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe janë koordinuar me Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Lidhur me këtë rast në stacion policor është shoqëruar e dyshuara (shtetase kineze).
Ajo që nga data 03.07.2022, për shërbim nga një Renta car në Maqedoninë e veriut, ka marrë veturën dhe nuk e ka kthyer më.